Nga 200 mijë në 124 mijë euro: Si ra çmimi i madh i edicionit të katërt

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nisi me një çmim të madh prej 200 mijë eurosh, por në natën finale shuma që përfundoi në duart e fituesit ishte dukshëm më e ulët.

Fituesi i këtij sezoni, Londrim Mekaj, pasi u shpall zyrtarisht triumfues i spektaklit, mori çekun me vlerë 124 mijë euro, shumë që përfaqëson shumën finale të mbetur nga fondi fillestar.

Rënia drastike prej 76 mijë eurosh erdhi si pasojë e lojërave dhe sfidave të ndryshme brenda shtëpisë, ku banorët, herë pas here, janë përballur me penalizime financiare. Në disa raste, për shkak të shkeljeve të rregullave apo dështimit në misione të caktuara, fondi i çmimit është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme.

Gjatë gjithë aventurës mbi 100-ditore, çdo vendim, debat apo thyerje rregulli ka pasur ndikim jo vetëm në dinamikën e lojës, por edhe në shumën përfundimtare të çmimit. Në total, nga fondi fillestar janë humbur 76 mijë euro, duke bërë që fituesi të largohet me 124 mijë euro në vend të 200 mijëshit të premtuar në nisje të spektaklit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*