Ish-e dashura e Mateos gati valixhen për sonte, a po hyn në BBVA?

Një foto e vetme ka mjaftuar për të ndezur një valë të re aludimesh rreth shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Eda Likaj, e njohur gjerësisht si ish-partnerja e Mateos nga koha e tyre në “Përputhen”, ka ndarë një “Story” ku shfaqet një valixhe e bërë gati. Për ndjekësit vigjilentë, ky detaj nuk është aspak një rastësi, por është lexuar menjëherë si një biletë hyrjeje për në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo që e bën këtë lëvizje edhe më intriguese është koha kur po ndodh. Ky sinjal vjen pikërisht në momentin më “të nxehtë” për Mateon brenda lojës. Siç e kemi parë të gjithë, ai e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Brikenën. Dyshja po kalon shumë kohë bashkë dhe duken gjithnjë e më pranë nisjes së një romance, duke mbërthyer pas ekranit një pjesë të mirë të publikut.

Nëse dyshimet e rrjetit rezultojnë të vërteta, ardhja e Edës do të sillte një “tronditje” të vërtetë të ekuilibrave në shtëpi.

Për momentin, pavarësisht “valixhes së bërë gati”, mbetemi ende në kuadrin e thashethemeve. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse Eda do të kalojë vërtet pragun e derës së kuqe të BBVIP.

Megjithatë, rrjeti po zien dhe pyetja që shtrojnë të gjithë është: A jemi në prag të një drame të re? /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*