Familja e Brikenës thyen akullin’, i bën komentin e veçante Mateos

Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP Albania” mund të jetë ende e papërcaktuar qartë brenda shtëpisë (sidomos pas deklaratave për “shokë”), por jashtë mureve, familjet duket se kanë nisur festën!

Shkaku i këtij afrimitet të papritur është bërë pikërisht “Boli”, arushi prej pelushi që u kthye në mollë sherri pasi Juela e hodhi në pishinë.

Pas incidentit ku Mateo u pa duke u kujdesur për arushin e lagur, llogaria e tij zyrtare në Instagram publikoi momentin. Pikërisht këtu ka nisur shkëmbimi i batutave që ka entuziazmuar rrjetin.

Familja e Brikenës, e cila menaxhon llogarinë e saj, ka reaguar fillimisht me emoji plot dashuri dhe emocione në postimin e Mateos. Por, vëmendjen e ka rrëmbyer motra e Mateos, Kejsi Borri.

Kejsi nuk i ka kursyer komentet me nota humori, duke iu drejtuar arushit si një anëtar i familjes: “Mraft pika halles për tyyy”.

Përgjigja nga llogaria e Brikenës ishte e menjëhershme dhe mjaft miqësore, duke e pranuar këtë “rol” të ri të motrës së Mateos: “Lum Boli për hallën”.

Për ta vulosur këtë aleancë familjare, llogaria e Mateos (e menaxhuar nga të tijët) ka replikuar duke premtuar “drejtësi” për arushin: “Se le halla bolin pa marre drejtesine qe meriton”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*