‘Te Mateo më pëlqen’, Brikena hap zemrën për afrimitetin me të

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka hapur zemrën dhe ka folur për afrimitetin e saj me Mateon.

Ndonëse shumë mund të kenë menduar se çdo gjë ka qenë e llogaritur, Brikenda ka theksuar se çdo gjë mes tyre ka lindur natyrshëm. “Afrimi me Mateon ka ndodhur spontanisht, unë nuk e kam pritur fare,” është shprehur ajo.

E pyetur nga Rogerti, Brikena nuk i ka kursyer fjalët e mira për Mateon, duke listuar arsyet se pse ai ka arritur t’i tërheqë vëmendjen. Ajo e përshkroi atë si një djalë me plot cilësi pozitive. “Mateo është i pashëm, i mençur dhe i respektueshëm. Ai i ka vlerat e veta dhe këto janë virtytet që mua më pëlqejnë. Ka gjëra tek ai që unë i vlerësoj vërtet,” theksoi Brikena.

Por, ajo që mori jo pak vëmendje ishte një koment i saj për natyrën e djemve shqiptarë. Duke folur për dinamikat në çift, Brikena pranoi pa hezitim se e shijon ndjenjën e posesivitetit të lehtë. “Meshkujt shqiptarë janë xhelozë dhe mua më pëlqen kjo gjë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*