Fama e Klodit dhe Londrimit (të njohur nga fansat si “Klodrim”) ka kaluar çdo parashikim, duke u bërë sërish virale në Brazil.
Nuk është hera e parë që dyshja tërheq vëmendjen e publikut latin, duke u kthyer në një fenomen të vërtetë ndërkombëtar që po ndiqet me interes të madh.
Djemtë tashmë janë në dijeni të kësaj mbështetjeje, pasi gjatë spektaklit u shfaq një video (VT) që tregonte se si miqësia e tyre u bë virale deri në Brazil, gjë që i la ata të habitur.
Djemtë tashmë janë në dijeni të kësaj mbështetjeje, pasi gjatë spektaklit u shfaq një video (VT) që tregonte se si miqësia e tyre u bë virale deri në Brazil, gjë që i la ata të habitur.
Londrimi, me ndihmën e Klodit, i ka përshëndetur fansat në portugalisht dhe ka kënduar pjesë nga këngët e superyllit brazilian, Anitta, duke thënë se “Anitta është më e mira”.
Së fundmi, mediumi i njohur brazilian “Pride Pop BR” u ka dedikuar sërish hapësirë djemve përmes postimeve në rrjetet sociale. Ky medium është i fokusuar në kulturën pop, showbiz-in dhe lajmet e komunitetit LGBTQ+ në Brazil, duke ndjekur nga afër personazhet që krijojnë kimi të fortë (shipps) në formatet e “Big Brother” anembanë botës.
Një gjë është e sigurt: djemtë tashmë janë yje edhe në Amerikën Latine!


Leave a Reply