Vjen mbështetja nga Turqia, aktorja e njohur turke Demet Ozdemir i bën ‘follow’ Londrimit

Një zhvillim ka trazuar rrjetin në llogarinë zyrtare të Londrimit, ku shihet se aktorja turke Demet Özdemir i ka bërë “follow” atij.

Pamja e shpërndarë në Instastory ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shtuar edhe më shumë interesin e publikut, përcjell Indeksonline.

Ky veprim i Demet vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Londrimin, duke u parë nga fansat si një mbështetje e madhe për të para finales.

A do të ndikojë kjo në votat e publikut? Apo pritet ndonjë surprizë tjetër?

Me finalen që po afron, çdo detaj po merr vëmendje maksimale dhe kjo afërsi padyshim ka qenë një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*