Ish-konkurrenti i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, është përballur me një situatë të papritur dhe aspak të këndshme në rrugë.
Në një video që po qarkullon së fundmi, këngëtari dhe ish-banori i shtëpisë së famshme shihet teksa ka mbetur në rrugë me automjetin e tij luksoz.
Duket se Labinotit i ka mbaruar karburanti në një moment të papërshtatshëm, duke e detyruar atë të gjejë një zgjidhje alternative për të lëvizur makinën.
I veshur me rroba sportive të bardha, Labinot Rexha është filmuar në rrugë teksa rimbush vetë serbatorin e makinës së tij. Ai ka përdorur një bidon plastik për të hedhur sasinë e nevojshme të benzinës, në mënyrë që të rinisë udhëtimin e tij.
Pamjet janë shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Vipin e Big Brother ‘Labinot Rexha’ e le benzina në mes të rrugës e mbush me bidon”.


Leave a Reply