Tensionet rreth “Big Brother VIP Albania” duket se janë përshkallëzuar edhe më tej, pasi këtë herë ka reaguar publikisht familja e Mirit, duke publikuar një letër të hapur që ka bërë menjëherë bujë në rrjet.
Në reagimin e tyre, familja Shahini shprehet se është ndjerë e detyruar të flasë për mënyrën se si, sipas tyre, po trajtohet Armir Shahini gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA.
“Ndjejmë detyrimin të reagojmë publikisht lidhur me mënyrën se si po trajtohet djali ynë,” thuhet në fillim të letrës, ku theksohet se ai ka hyrë në këtë format me qëllimin për të qenë vetvetja dhe për të kontribuar pozitivisht.



Leave a Reply