Londrimi s’i shpëton aktores turke, Demet Ozdemir bën këtë veprim për banorin e BBVK

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” ka arritur të tërheqë vëmendjen edhe përtej kufijve, duke mbërritur deri te yjet e kinematografisë turke.

Së fundmi, aktorja e famshme dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Demet Özdemir, ka bërë një reagim të papritur në rrjetet sociale ndaj banorit Londrim Mekaj.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Londrimi nuk e ka fshehur simpatinë e tij të madhe për aktoren turke. Në një moment mjaft të lezetshëm të kapur nga kamerat e shtëpisë, ai i drejtohet asaj në turqisht duke thënë: “Demet Özdemir, seni seviyorum canım. Ne yapıyorsun sen?” (Demet Özdemir, të dua shpirt. Çfarë po bën ti?).

Ky moment spontan u shkëput nga fansat dhe u shpërnda me shpejtësi në platformën X (ish-Twitter). Ndjekësit i shpërndanë videot duke bërë shaka se dashuria e Londrimit për aktoren është po aq e madhe sa e tyrja.

Ajo që askush nuk priste ishte pikërisht reagimi i vetë yllit të serialeve turke.

Nga llogaria e saj zyrtare dhe e verifikuar në X, Demet Özdemir i ka bërë “Like” (pëlqim) njërit prej postimeve ku Londrimi i shpreh dashurinë, duke treguar se e ka parë dhe e ka vlerësuar këtë dedikim.

Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova”, të cilët kanë nisur menjëherë të ndajnë “screenshot-et” e pëlqimit të aktores. Reagimi i Özdemir tregon edhe një herë se jehona e formatit dhe veprimet e banorëve shpesh marrin përmasa të papritura, duke arritur deri tek vetë personazhet e përmendur. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*