‘Tevidja’ trazon ujërat në BBVA, Miri kërcënon Shëndritin

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother ka qenë e mbushur me dinamika të forta dhe momente të tensionuara.

Protagonistë të një debati të ashpër kanë qenë Shëndriti, Miri dhe Roberti, ku një batutë e keqkuptuar ka eskaluar shpejt në paralajmërime dhe përplasje.

Debati mori shkas kur Shëndriti bëri një batutë duke përdorur shprehjen “Hijo de puta”. Ai u shpreh se këtë e tha në formë shakaje, duke imituar personazhin e njohur humoristik të “Tevides”, që përdor këtë frazë në episodet e saj.

Megjithatë, konteksti i tij nuk u besua dhe u mor si një fyerje e rëndë nga djemtë.

Roberti reagoi ashpër duke e quajtur Shëndritin “budalla” dhe e kërcënoi hapur me fjalët: “Luj tamon, në qoftë se s’don me lujt taman ta kallxojmë ne bijtë e kujt jemi.”

Tensioni arriti pikën më të lartë kur Miri iu afrua fizikisht Shëndritit në një mënyrë mjaft kërcënuese, duke i kërkuar llogari ballë për ballë: “Ma thuaj edhe një herë.” Gjatë gjithë përplasjes, Shëndriti u mundua në mënyrë të vazhdueshme të ulte gjakrat dhe t’u sqaronte banorëve se fjala nuk ishte një ofendim personal. Ai insistoi se ishte thjesht një referencë humoristike e shkëputur nga seriali, por pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u shpjeguar, banorët nuk i besuan.

Miri su ndal me kaq! Video e mëposhtme u sjell edhe kërcënimet e tjera që Miri bëri ndaj Shëndritit! /Prive By Liberta Spahiu

@arsims06 #bigbrothervipalbania #bigbrotherkosova #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #tirana #prishtina ♬ Originalton – Arsim005

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*