Çka thotë nëna e Mateos për Brikenën? Flet motra e tij

Rrugëtimi i Mateo Borrit në Big Brother VIP po kthehet në një nga më të komentuarit, sidomos pas afrimitetit të tij të ndjerë me Brikenën.

Së fundmi, motra e tij, Kejsi Borri, e ftuar në Top Albania Radio, ka folur hapur për gjithçka që po ndodh brenda shtëpisë, duke sqaruar një herë e mirë pozicionin e familjes.

Kejsi sqaroi se i vetmi irritim i saj kishte të bënte me termin “mashtrues” që u përdor ndaj vëllait të saj, duke theksuar se në asnjë moment nuk ka folur keq për Brikenën.

Ajo u shpreh se po të mos i pëlqente ky afrimitet, nuk do të kishte postuar as atë “story” ku dyshja shiheshin duke fjetur dorë për dore me mbishkrimin “Naten e mirë vetëm për vëllain tim dhe Brikin”.

Përkundrazi, Kejsi tha se i vjen mirë që vëllai i saj ka gjetur një mbështetje aq të madhe brenda shtëpisë.

E pyetur se çfarë mendon mami i Mateos për nusen ideale dhe a mund të jetë Brikena ajo, Kejsi tregoi se familja ka besim të plotë te zgjedhjet e tij.

Sipas saj, mami i tyre nuk ka një profil fiks për “nusen ideale”, por nëse Mateo e zgjedh Brikenën, ajo do të pranohet pasi ai është edukuar për të bërë zgjedhje të mira në jetë.

Kejsi veçoi edhe gjestin e Brikenës gjatë sfidës së buxhetit, kur ajo u kujdes t’i vendoste përparësen Mateos para se të vendoste të sajën, duke e cilësuar si një veprim shumë të këndshëm.

Sa i përket dyshimeve nëse ky raport është për lojë, motra e banorit u shpreh e bindur se asgjë nuk është e sforcuar; sipas saj, të dy po vazhdojnë lojën e tyre individualisht, por duke gjetur ngrohtësi te njëri-tjetri.

Një detaj që vulos këtë mbështetje është edhe fakti se profilet e tyre në Instagram, që menaxhohen nga familjarët, kanë nisur tashmë të ndiqen reciprokisht.

@shesonair_tar

“Brikena nuse ideale, e pëlqen dhe mami!”/ Motra e Mateos flet troç: Vetëm natën… @Top Albania Radio #sheisonair #topalbaniaradio

♬ original sound – shesonair_tar

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*