Kozak dhe Denisa bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet emri unik i foshnjës

Gëzim i madh në familjen e Kozak dhe Denisës. Çifti janë bërë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një djalë.

Ata kanë vendosur që vogëlushin ta quajnë Masson, një emër që është cilësuar si mjaft unik dhe i rrallë në vendin tonë. Emri ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët i kanë uruar çiftit shëndet dhe lumturi.

Sipas postimit të bërë publik, si Denisa ashtu edhe vogëlushi gëzojnë shëndet të plotë.

Urime familjes për ardhjen në jetë të anëtarit më të ri!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*