Ardi dhe Ilirjana po qëndrojnë në Mekë, ku kanë udhëtuar për të kryer umren. Gjatë qëndrimit atje, çifti i këngëtarëve ka zgjedhur të bëjë një gjest simbolik për mikeshën e tyre, Vesa Vllasaliu.
Nga Meka, ata kanë shkruar emrin e Vesës dhe të familjes së saj në një letër të bardhë, duke u lutur për ta, shkruan “Kosovarja”.
Veprimi i tyre është bërë publik përmes një fotografie që tregon momentin e përkushtimit.
Kjo dhuratë shpirtërore e ka gëzuar Vesa Vllasaliun, e cila ka ndarë imazhin në llogarinë e saj në Instagram, duke e bërë të njohur gjestin e miqve të saj.



Leave a Reply