Leonora Jakupi flet për sfidën si opinioniste në BBVK: Desha të largohem që në ditën e parë

Këngëtarja Leonora Jakupi, e ftuar së fundmi në një intervistë, ka folur për rolin e saj të ri si opinioniste në Big Brother VIP Kosova 4, duke e cilësuar këtë angazhim si një eksperiencë të veçantë për të.

Ajo tregoi se ftesa i erdhi nga Alaudin Hamiti dhe se e pranoi ofertën si një sfidë të re, edhe pse nuk kishte shumë njohuri për formatin.

E pyetur nëse kishte menduar të tërhiqej dhe të mos vazhdonte, Leonora u shpreh: “Ditën e parë, po. Ditën e parë kam pasur shumë dilema, madje shumë mike të miat më thoshin, pse po e sjell karrigen, kisha atë hallin ‘çka po lypi unë këtu, ku jam këtu, a jam unë, a mund të bëj këtë punë realisht’, është përgjegjësi shumë e madhe”.

Më tej, ajo theksoi se fillimisht ka qenë e fokusuar te analiza e karaktereve të banorëve dhe jo vetëm te loja e tyre.

“Unë kryesisht kam provuar t’i analizoj karakteret e njerëzve aty, jo lojën e tyre. Edhe pse këto kohët e fundit jam përpjekur ta shoh si lojë dhe do të mundohem ashtu deri në fund, uroj që të fitojë ai i cili pavarësisht lojës tregon një karakter të vërtetë dhe të ketë një lojë të pastër dhe ta fitojë votën e publikut”, u shpreh ajo.

Leonora shtoi gjithashtu se në shtëpi ka shumë banorë të mirë, por gjithçka varet nga mënyra se si ata zgjedhin të shfaqen para publikut.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*