Një lajm tejet i hidhur ka goditur sot familjen e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Ganimete Abazi. Artistja, e cila zakonisht përcjell gëzim përmes këngës, sot ka ndarë me ndjekësit dhimbjen më të madhe duke njoftuar ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit të saj, Lorikut.
Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, Ganimetja ka shprehur revoltën ndaj fatit të pamëshirshëm me fjalë që burojnë nga shpirti i thyer.
“Jeta po dijka shpeshherë të jetë e padrejtë dhe të godasë aty ku dhemb më së shumti,” shkruan ajo krah fotos bardh e zi të të riut, duke prekur thellë zemrat e të gjithë atyre që e lexuan.
Këngëtarja thekson se tashmë u mbetet të jetojnë vetëm me kujtimet dhe dashurinë që Loriku u dhuroi sa ishte gjallë.
Menjëherë pas këtij njoftimi tragjik, kolegë të shumtë të estradës kanë vërshuar me mesazhe ngushëllimi për t’i dhënë forcë në këto orë të vështira. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe.


Leave a Reply