Zarf i Zi, Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP Albania

Një ngjarje e papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Banori Kristi Lamaj është larguar nga gara, pas një incidenti që ndodhi pak orë para spektaklit “prime”.

Sipas zhvillimeve brenda shtëpisë, situata agravoi pas një përplasjeje fizike mes Kristit dhe Mirit, ku dy banorët u sulmuan me shishe uji ndaj njëri-tjetrit.

Menjëherë pas incidentit, Kristi ka bërë një veprim të papritur duke kapërcyer murin e shtëpisë. Selin ka tentuar ta ndalojë, por pa sukses. Që nga ai moment, ai nuk është rikthyer më në ambientet e shtëpisë.

Pas ngjarjes, në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi, ku banorët u njoftuan për largimin e Kristit, ndërkaq bëhet e ditur se gjatë prime-it do të zbulohet se qfarë ndodhi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*