Sara Hoxha nuk njihet me pamjen e re, do të habiteni vërtet

Ish-partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, duket se po kalon një periudhë të re në jetën e saj, si në aspektin personal ashtu edhe në paraqitje.

Ajo tashmë është në një lidhje të re dhe herë pas here ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Në një nga fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, Sara është shfaqur pa grim dhe me syze dioptrike, duke sjellë një pamje më natyrale se zakonisht.

Me këtë paraqitje të thjeshtë dhe të freskët, ajo ka tërhequr vëmendje për stilin e ri, duke dëshmuar se zgjedh të paraqitet sa më natyrshëm në këtë fazë të jetës së saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*