Për herë të parë Big Mama shfaq nënën, ja uron ditëlindjen

Këngëtarja Big Mama ka ndarë një urim të gjatë dhe mjaft emocionues për nënën e saj me rastin e ditëlindjes.

Ajo publikoi një fotografi së bashku me të, duke e bërë për herë të parë pjesë të rrjeteve sociale në mënyrë kaq të hapur, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse prej shumë vitesh është aktive në skenë dhe mjaft e ekspozuar në media, Big Mama rrallëherë ka zgjedhur të shfaqë familjarët në publik. Kjo e bën postimin e fundit edhe më të veçantë.

Përmes fjalëve të saj, këngëtarja ka shprehur mirënjohje dhe dashuri për nënën, duke e konsideruar atë mbështetjen më të madhe në jetën dhe karrierën e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*