Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë sjellë një ndryshim rrënjësor në dinamikën mes Brikenës dhe Mateos, duke shënuar momentin më romantik të dyshes deri më tani.
Ndryshe nga situatat e mëparshme, kur afrimiteti fizik mes tyre ose mungonte fare, ose vinte si një veprim i detyruar dhe i ftohtë pas surprizave të Mateos, këtë herë skena ka qenë krejt ndryshe.
Ka qenë vetë Brikena ajo që ka iniciuar momentin në kuzhinë, duke i dhuruar e para një përqafim të ngrohtë dhe të ndjerë Mateos.
Nga pamjet duket qartë se Mateo e ka shijuar në maksimum këtë gjest.
Ky veprim tregon se barrierat mbrojtëse të banores kanë rënë, duke i hapur rrugë një marrëdhënieje të bazuar te dëshira e ndërsjellë dhe jo te obligimi i situatave.


Leave a Reply