‘Është radha jote’, Sasa mbështet hapur Londrimin për finale

Screenshot

Gara para finales në Big Brother VIP Kosova 4 po nxehet dita-ditës, sidomos pas mbrëmjes së djeshme ku gjatë spektaklit “Prime” u hap zyrtarisht televotimi për të zgjedhur finalistin e dytë të këtij edicioni.

E ndërsa banorët brenda shtëpisë po luftojnë për votat e publikut, mbështetja nga jashtë nuk ka munguar, sidomos nga ish-konkurrentët.

Ish-banorja e këtij edicioni, Sasa Hoda, ka treguar hapur se kush është i preferuari i saj për të prekur finalen e madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ftuar ndjekësit e saj të votojnë Londrim Mekajn, duke bërë thirrje që ai të jetë emri që do t’i bashkohet Ludos në finale.

“Looouuuundrim eshte rradha jote”, ka shkruar Sasa sipër fotos ku shihen numrat e votimit, duke treguar kështu miqësinë dhe besnikërinë ndaj ish-shokut të shtëpisë. /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*