Para 4 viteve Aurora e BBVK shfaqej në këtë videoklip të Gjestit

Ndonëse vëmendja e publikut është e përqendruar te rrugëtimi i saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova bashkë me motrën e saj, Suanitën, një detaj që askush nuk e dinte deri më tani për Aurora Rrustës sapo ka pushtuar rrjetet sociale.

Për të gjithë ata që menduan se Aurora u shfaq për herë të parë në ekran si influencuese, arkivat tregojnë të kundërtën.

Aurora Rrusta ka qenë pjesë e videoklipit të hitit “Hmm” nga artisti i njohur Gjesti, i cili është publikuar plot 4 vite më parë.

Në pamjet që po qarkullojnë masivisht në TikTok dhe Instagram, banorja e BBVK shihet në rolin e modeles, duke treguar se lidhja e saj me botën e televizionit dhe imazhit ka nisur shumë kohë para se ajo të bëhej pjesë e reality show-t më të ndjekur.

Ky zbulim ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re se Aurora ka ruajtur të njëjtën karizmë, ndonëse stili i saj ka evoluar përgjatë viteve.

Duket se ambicia e saj për të qenë në qendër të vëmendjes nuk është e rastësishme, pasi ky bashkëpunim me Gjestin vërteton se ajo ka pasur eksperienca me ekranin shumë herët. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*