Situatë e tensionuar për Dua Lipën dhe partnerin e saj në Paris nga paparacit

Një mbrëmje që duhej të ishte private dhe romantike në Paris është kthyer në një moment tensioni për yllin botëror Dua Lipa dhe partnerin e saj, Callum Turner.

Çifti u përball me një situatë mjaft të sikletshme gjatë daljes nga një restorant, ku dhjetëra paparacë ishin stacionuar në pritje të tyre.

Edhe pse të dy u shfaqën dukshëm të lodhur dhe kërkuan me mirësjellje që të mos fotografoheshin, insistimi i fotografëve ishte i jashtëzakonshëm.

“Faleminderit shumë, por jo. Nuk po e bëjmë këtë gjë sonte”, u shpreh artistja shqiptare, teksa Callum u mundua gjithashtu të kërkonte mirëkuptimin e tyre, por kërkesa e çiftit ra në vesh të shurdhër.

Paparacit u treguan të pamëshirshëm, madje duke i bërë thirrje këngëtares që “të dorëzohej” e të pozonte në mënyrë që ta linin të qetë.

Situata u rëndua kur blicat e shumtë dhe të njëpasnjëshëm bënë që Duas t’i merreshin mendtë e për pak të rrëzohej gjatë ecjes.

Për të shmangur dritat verbuese, ajo u detyrua të mbulonte vazhdimisht fytyrën me dorë derisa u largua, duke dëshmuar edhe një herë anën tjetër, më pak të këndshme, të famës globale. /Prive By Liberta Spahiu

@parismatch #onregardequoi #dualipa #callumturner #paparazzi #paris ♬ son original – Paris Match

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*