Brikena shpërthen në lot pas ngacmimeve të djemve

Mbrëmja e djeshme, menjëherë pas përfundimit të spektaklit Prime, ka qenë tejet e rënduar për Brikenën, e cila ka kaluar momente tensioni të lartë që përfunduan me lot në sy.

Gjithçka nisi kur dy banorët, Rogerti dhe Artani, filluan ta ngacmonin në mënyrë të përsëritur, duke shkuar deri në krevatin e saj dhe duke i cenuar hapur hapësirën personale.

E mbingarkuar nga situata, Brikena fillimisht është mbyllur e merzitur në banjo dhe më pas ka kërkuar strehë në dhomën e rrëfimeve.

Sipas banorëve brenda shtëpisë, ajo ka qëndruar aty duke qarë rreth një orë, e pafuqishme për të përballuar presionin e djemve pas emocioneve të forta të mbrëmjes.

Edhe pse mëngjesin e sotëm ajo u përpoq të shfaqej e qetë, portreti i saj tradhtonte qartë gjendjen e rënduar emocionale.

Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar që banorët të tërhiqen. Teksa ajo po qëndronte e vetme në dhomën e grimit, Rogerti ka vijuar sërish me provokimet, duke mos e lënë rehat as në momentet e saj të qetësisë.

“Të mungon Mateo, je e llastuar,” i është drejtuar ai me ironi, duke dëshmuar se tensionet mes tyre janë larg fundit.

Pas këtyre sulmeve të njëpasnjëshme, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim të ashpër nga vetë Brikena ndaj tij. /Prive By Liberta Spahiu

@user98028190 #bbvipal #fyp #fyp #bigbrother #foryoupage ♬ original sound – user98028190

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*