Selvija e vazhdon e vetme rrugën e shërimit të të birit

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, po kalon një periudhë të vështirë emocionale, të cilën herë pas here e pasqyron edhe në rrjetet sociale.

Humbja e bashkëshortit ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ajo po e vazhdon e vetme trajtimin dhe rrugën e shërimit të djalit të saj, një proces që kishte nisur më herët së bashku me Shpatin.

Për Selvijen, kjo mbetet një sfidë e përditshme, si në aspektin emocional ashtu edhe në atë praktik.

Krahas një fotografie ku shihet i biri në karrocë, Selvija ka ndarë një dedikim të shkurtër për Shpatin, duke shprehur mungesën e tij dhe dhimbjen që vazhdon të ndiejë në këtë rrugëtim të vështirë familjar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*