Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka reaguar me tone mjaft të ashpra ndaj zërave që qarkullojnë së fundmi, sipas të cilëve ai “është shitur” te Top Channel dhe po bashkëpunon me Ervin Salianjin.
Përmes një videoje ku nuk mungojnë betimet e rënda, Vrenozi ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë pozicionin e tij dhe prapaskenat financiare të hyrjes në
shtëpinë më të famshme.
Ai theksoi se marrëveshja nuk ishte për pasurim apo pazare politike, por për një nevojë urgjente familjare.
Sipas Vrenozit, kushti për t’u bërë pjesë e formatit lidhej me bashkëshorten dhe motrën e tij të sëmurë. “U thashë shqip: Duhet të heq nusen nga puna që të mbajë motrën e sëmurë (pasi unë do isha brenda). Ata më thanë që atë rrogë do ta paguajmë ne. Ishte fiks 600 mijë lekë të vjetra,” u shpreh ai, duke sqaruar se kjo shumë shërbente për të mbuluar mungesën e të ardhurave të gruas gjatë kohës që ajo kujdesej për familjen.
I indinjuar nga sulmet e faqeve anonime që e cilësojnë si tradhtar të PD-së, Vrenozi shkoi deri në betime ekstreme për të vërtetuar besnikërinë e tij politike: “Më vdekshin fëmijët nëse gënjej.”
Me këtë deklaratë, ai kërkon të bindë mbështetësit se nuk ka ndryshuar kahje politike dhe se çdo veprim ka qenë i diktuar nga rrethanat e mbijetesës.


Leave a Reply