Ndahet nga jeta babai i këngëtares Rovena Stefa

Lajm i trishtë për familjen e këngëtares së njohur Rovena Stefa.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, këngëtarja ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, Pandeli Stefa.

Në mesazhin e saj plot dhimbje, Rovena shprehet se humbja e babait e ka lënë të pikëlluar përgjithmonë. Ajo ka vlerësuar sakrificat e tij të mëdha për rritjen e fëmijëve dhe dashurinë e pakufishme që ai kishte për Kosovën, ku edhe dha frymën e fundit.

Familja ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme, në orën 14:00, pranë varrezave të qytetit të Fierit. Rovena e mbylli dedikimin e saj me fjalët: “Të dua shumë shumë shumë, sa dashuria nuk njeh kufij”.

Pas publikimit të lajmit, kolegë të shumtë të artit dhe ndjekës të këngëtares kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për këtë humbje të madhe në familjen Stefa.

Ngushëllime!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*