Don Xhoni ka vërtetuar edhe një herë se muzika e tij nuk njeh kufij kufij.
Reperi i njohur është takuar së fundmi me njërën prej fansave të tij më të zjarrta, Simona Moldovan nga Rumania.
Ajo që e bën këtë takim edhe më të veçantë është gjesti ekstrem i bukuroshes rumune. Simona ka gdhendur në lëkurë portretin e Don Xhonit, duke bërë një tatuazh të madh në pjesën e barkut.
“Disa e dëgjojnë Don Xhonin, unë e mbaj me vete”, është shprehur ajo në videot e ndara në TikTok, të cilat u bënë menjëherë virale.
@.simona.moldovan #kosova #viral_video #DonXhoni #prishtina #TattooVibes 🔥👀@DON XHONI
Simona ka ndarë me ndjekësit e saj momentet emocionuese të takimit me reperin, ku shihen mjaft të afërt dhe të qeshur. Don Xhoni, i njohur për raportin e mirë me fansat, e ka mirëpritur këtë gjest besnikërie, duke i dhuruar vëmendjen e merituar vajzës që mbart fytyrën e tij kudo që shkon.
Ky takim ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke treguar se influenca e reperit kosovar ka kaluar me kohë trojet shqiptare, duke u kthyer në një fenomen (për vajzat) edhe në shtetet fqinje si Rumania.
@.simona.moldovan #kosova #viral_video @DON XHONI #prishtina ❤️🔥❤️🔥


Leave a Reply