Ludo Lee, banori që nuk po i kursen askënd brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, nuk ka kursyer as “shigjetat” drejt panelit të opinionistëve.
Në një bisedë që po bën xhiron e rrjetit, Ludo ka vënë në shënjestër këngëtaren dhe opinionisten e BBVK, Leonora Jakupi, duke vënë në dyshim peshën e fjalës së saj brenda këtij formati.
Gjatë një diskutimi me Lundrimin, kur ky i fundit e pyeti nëse e kishte dëgjuar mendimin e Leonorës, Ludo u përgjigj me një dozë të fortë skeptiizmi:
“Çka din bre Leonora.. Kurrë s’u kon n’Big Brother, mos bo hajgare!”.
Ndonëse ai u mundua të tregonte një lloj respekti për figurën e saj si artiste, duke thënë se ka histori të madhe dhe e mban mend që nga koha e këngës “Drenica ka lind veç trima”.
Ky koment tregon qartë se Ludo e sheh Leonorën më shumë si një figurë të së kaluarës muzikore sesa si një autoritet që mund të gjykojë lojën e tij brenda shtëpisë.
Tashmë e gjithë vëmendja është te reagimi i Leonorës; a do ta kalojë ajo këtë koment me sportivitetin e një dive, apo do t’i kthejë një përgjigje “thumbuese” gjatë spektaklit live, duke i treguar Ludos se për të qenë opinionist i mirë nuk duhet domosdoshmërisht të kesh qenë banor? /Prive By Liberta Spahiu
@2.deeep #ludolee #fyp #londrim ♬ الصوت الأصلي – ✧@<<!%_yarvv,?!__✧♡


Leave a Reply