Miri, ‘kopja’ e Shefqetit! Bëhet virale ngjashmëria e tyre fizike

A mund t’ju ketë rënë ndonjëherë në mendje, teksa ndiqni rrugëtimin e Mirit në Big Brother VIP, se fytyrën e tij e keni parë diku tjetër përpos videoklipeve të West Side Family? Nëse po, nuk jeni të vetmit, pasi një krahasim i papritur ka nisur të qarkullojë nëpër media sociale.

Së fundmi, një kolazh i shpërndarë në TikTok dhe Instagram ka vënë përballë këngëtarin dhe hoxhën e njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi.

Edhe pse vijnë nga profesione krejtësisht të ndryshme, ngjashmëria fizike mes tyre në disa plane është mjaft e dukshme, gjë që ka nxitur edhe reagimet e ndjekësve. Nga tiparet e portretit e deri te mimika, komentuesit kanë nisur të shkëmbejnë mendime, ku disa habiten se si nuk e kishin vënë re më parë, ndërsa të tjerë e marrin me shumë sportivitet.

Ky krahasim ka sjellë mjaft komente, ku njerëzit po argëtohen me idenë e “binjakëzimit” mes artistit dhe hoxhës. Ndërkohë që Miri vazhdon lojën e tij brenda shtëpisë, ky detaj është bërë pjesë e bisedave online, duke u parë si një gjetje interesante nga ana e fansave që përcjellin çdo lëvizje të banorëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*