‘Fyerjet ndaj Ludo Lee’, familja paralajmëron padi

Screenshot

Llogaria zyrtare e konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, ka publikuar një reagim të ashpër dhe zyrtar pas zhvillimeve të fundit.

Përmes një postimi në Instagram, familja dhe ekipi që menaxhon llogarinë e tij kanë njoftuar opinionin publik se janë duke monitoruar çdo reagim dhe sulm që po i bëhet banorit.

Në njoftimin e tyre, menaxhmenti thekson se kërcënimet dhe fyerjet ndaj Ludo Lee kanë kaluar çdo limit të lojës. Ata kanë bërë të ditur se këto veprime po merren shumë seriozisht dhe se tashmë janë duke u shqyrtuar hapat ligjorë për të proceduar penalisht personat përgjegjës që përdorin gjuhë të tillë.

Përveç anës ligjore, menaxhmenti ka njoftuar se është në komunikim të drejtpërdrejtë me produksionin e Big Brother VIP Kosova. Qëllimi i këtij kontakti është sqarimi i disa paqartësive që, sipas tyre, kanë krijuar situata të pakëndshme apo keqkuptime rreth banorit brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Në mbyllje të reagimit, familjarët dhe menaxhmenti kanë premtuar se do t’i mbajnë ndjekësit të informuar për çdo zhvillim të ri. Ata kanë shfrytëzuar rastin të falënderojnë fansat për mbështetjen e madhe që po i japin Ludo Lee-së në këtë rrugëtim, duke kërkuar një ambient më të respektueshëm për të gjithë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*