Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Haxhiu, ka zgjedhur rrjetin social TikTok për të thyer heshtjen pas eliminimit, duke mos kursyer ironitë dhe “shuplakat” virtuale për banorët e shtëpisë.
Teksa shfaqej duke përgatitur ushqim, Labi ka lëshuar një koment mjaft pikant lidhur me higjienën e banorëve, duke bërë një krahasim të guximshëm.
“Që 8 javë që isha brenda, frigoriferit tim këtu në shtëpi tani po i vjen era,” tha ai, duke shtuar menjëherë thumbin: “Erë si banorët aty brenda që nuk laheshin nga pesë ditë.”
Megjithatë, “qershia mbi tortë” ishte dedikimi për ‘rivalin’ e tij brenda lojës, Labinot Rexhën, me të cilin pati debatet më të forta gjatë qëndrimit në shtëpi.
Duke ironizuar karakterin e tij, Labi u shpreh: “Bleva diçka që i mungon Labinot Rexhës, i theva dy vezë në sy,” një batetë kjo që duket se i referohet drejtpërdrejt mungesës së guximit apo “burrërisë” sipas tij.
Nga këto reagime, duket qartë se Labit i ka mbetur “merak” qëndrimi në shtëpi dhe ka ende shumë llogari të pambyllura.
Në fund të videos, ai ka paralajmëruar ndjekësit se do të zhvillojë një seancë pyetje-përgjigje (Q&A), ku premton të tregojë çdo gjë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
@labiscockbook Faleminderit krejve per dashnish qe ma keni dhon gjat qendrimit tem ne Big brother vip kosova 4 ju dua shume ( sidomos #bbvipks4 ne twitter ) @Rent a Car Prishtina Airport As Requested Elijona‘s favorite Sandwich #fyp #bbvk4 #shqip #kosova


Leave a Reply