Tre vite nga dasma magjepsëse, Luizi ngacmon Kiarën me postimin

Luiz Ejlli nuk i harron “thumbat” e vjetër, as në ditët më të rëndësishme të jetës së tij. Në përvjetorin e martesës në shtëpinë e BBV me Kiara Titon, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe me doza humori për të uruar bashkëshorten e tij.

Përmes një postimi në Instagram, ku shihet në momente mjaft të afërta dhe romantike me Kiarën, Luizi ka rikthyer në vëmendje njërën prej fjalive më ikonike të moderatores brenda shtëpisë së famshme.

“3 vite me atë që më tha ‘të duhen edhe 3 Big Brother-a’”, ka shkruar ai, duke shoqëruar tekstin me një emoji që qesh me djersë dhe një zemër të kuqe. Ky dedikim i referohet debatit të bujshëm të vitit 2023, kur Kiara, në një moment tensioni, i deklaroi se ai kishte nevojë për vite eksperiencë në atë format që të mund ta “thyente” atë emocionalisht.

Sot, kjo shprehje që dikur shkaktoi debate të pafundme mes fansave, shërben si një kujtim plot humor për çiftin që sot gëzojnë një martesë të lumtur dhe janë prindër të vajzës së tyre, Luna Mari.

Duket se 3 vitet e kaluara i kanë dhënë Luizit të gjithë “përvojën” që i duhej, por jo për lojë, por për të ndërtuar familjen që nisi pikërisht në atë reality show./Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*