Situata e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ku afrimiteti mes Albës dhe Limit pas ndarjes së këtij të fundit nga Dolce u kthye në temën kryesore të diskutimit jashtë shtëpisë së BBVK.
Kjo gjë ka detyruar familjarët e Albës të reagojnë përmes një postimi nga llogaria e banores së BBVK.
Përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, ata kanë dalë në mbrojtje të vajzës së tyre, duke kërkuar fundin e gjykimeve të rënda.
Familja thekson se çdo vendim i marrë nga Alba brenda lojës do të respektohet dhe mbështetet pa kushte prej tyre. Sipas tyre, Alba po tregohet reale në çdo veprim dhe është absurde që populli të gjykojë kaq ashpër brenda një formati që nuk është edukativ, por një pasqyrim i asaj që ndodh edhe në jetën e përditshme.
Në reagim bëhet thirrje për më shumë empati, duke kujtuar se askush nuk e di realitetin e izolimit dhe peshën e ndjenjave që përjetojnë konkurrentët brenda.
“Nuk e di deri kur do të ndalen komentet ofenduese, bullizuese dhe denigruese, sepse jeni njerëz që fshiheni pas fytyrës tuaj,” thuhet në deklaratën që dënon ashpër sulmet ndaj Albës.
Një pikë mjaft delikate e reagimit ishte edhe përgjigjja ndaj atyre që e kritikuan Albën për afrimin me Limin pas situatës së tij me Dolcen.
Familja u shpreh prerë: “Alba është Alba dhe nuk i jep llogari askujt se si ta jetojë jetën e saj. Nuk është vetëm Alba që toleron tradhtinë, sepse tradhtitë ndodhin edhe jashtë… por kjo nuk do të thotë që duhet t’i normalizojmë”.
Në mbyllje, familjarët falënderuan të gjithë mbështetësit që po e motivojnë Albën drejt finales, duke e konsideruar këtë përkrahje si një “kurorë” për rrugëtimin e saj. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply