Shtëpia e “Big Brother VIP 5” është në gjendje alarmi pas vendimit drastik të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në lojë dy zarfe të zinj.
Shkak është bërë përplasja e ashpër mes Rogertit dhe Malit, ku ky i fundit ka rënë pre e bullizmit verbal, duke iu përmendur edhe familja.
Pas kësaj situate kaotike, familja e Rogertit ka reaguar zyrtarisht. Në deklaratën e tyre, ata nuk e mohojnë gravitetin e situatës, duke pranuar se gjuha e përdorur ishte e papranueshme.
“Debati ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, shoqëruar me ofendime nga të dyja palët,” thuhet në reagim.
Megjithatë, familjarët e justifikojnë sjelljen ekstreme me presionin psikologjik dhe stresin e lojës, duke theksuar se izolimi shpesh çon në reagime të pakontrolluara. Ata i kanë bërë thirrje produksionit për gjykim objektiv.
“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim,” përfundon deklarata, duke kërkuar që të merret parasysh rreziku i imazhit që çdo banor, përfshirë Rogertin, ka marrë përsipër.


Leave a Reply