‘Prekën moralin e Benitës’, reagim i fortë nga llogaria e banores

Menaxhmenti i banores së Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka lëshuar një deklaratë të ashpër publike pas debateve të fundit brenda shtëpisë.

Përmes një postimi zyrtar nga “SS Group”, ata kanë dënuar atë që e cilësojnë si bullizëm dhe kalim të kufijve të lojës nga ana e Klodit dhe Eljonës drejtuar Benitës.

Në reagim thuhet se deklarata e Klodit, “Ti i do meshkujt veç për pare”, tejkalon çdo limit dhe prek moralin e Benitës. Sipas menaxhmentit, kjo situatë ka prekur rëndë edhe familjen e banores, e cila po kalon momente të vështira pas këtyre pamjeve që ata i quajnë “të shëmtuara”.

Përveç Klodit, akuza janë drejtuar edhe ndaj Eljonës për përfshirjen e njerëzve jashtë formatit dhe historive nga e kaluara.

Menaxhmenti thekson se megjithëse Big Brother është një lojë nervash, nuk duhet të jetë një lojë ku preket dinjiteti i një gruaje. Ata i kanë bërë thirrje zyrtare produksionit të Big Brother VIP Kosova që të marrë masa urgjente ndaj dy konkurrentëve për deklaratat e tyre skandaloze. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*