E keni parë! I dashuri i Lornës qenka reperi i njohur shqiptar

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania ka qenë e mbushur me surpriza, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti në fund të spektaklit (Prime).

Lorna, një nga banoret më të komentuara, bëri një urim tepër special për ditëlindjen e 39-të partnerit të saj, duke zbuluar kështu edhe identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

I dashuri i saj është Dren Kaleci, një emër i njohur në skenën e muzikës rap. Dreni është një reper shqiptar i cili prej kohësh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton dhe zhvillon karrierën e tij artistike.

Megjithëse jeton larg, Lorna ka gjetur mënyrën për t’i qëndruar pranë partnerit të tij në ditën më të rëndësishme. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*