Rrjeti po zien sërish nga aludimet për rikthimin e fenomenit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, në një format të madh televiziv.
Zërat e fundit e lidhin emrin e tij me një rol kyç në sezonin e ri të spektaklit “Ferma VIP”, i cili pritet të nisë transmetimin së shpejti në Vizion Plus.
Sipas thashethemeve që po qarkullojnë me shpejtësi, Luizi përflitet se mund të marrë rolin e rëndësishëm të “Kryeplakut” të fermës, një pozicion që do t’i jepte atij autoritet mbi konkurrentët dhe dinamikat e lojës.
Por surpriza nuk mbaron këtu. E gjithë vëmendja është përqendruar te moderimi, ku përflitet se timonin e prezantimit do ta marrë ikona e ekraneve, Arbana Osmani.
Pas largimit të saj nga formati rival, emri i saj është lakuar shpesh për projekte të mëdha, dhe bashkimi i mundshëm me Luiz Ejllin në një ekran të vetëm konsiderohet si lëvizja “shah-mat” për audiencën e këtij sezoni.
Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga produksioni apo vetë protagonistët, fansat janë të bindur se ky do të jetë sezoni që do të thyejë rekordet nëse kjo dyshe bëhet realitet.


Leave a Reply