Selvije Kasapi, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka reaguar publikisht përmes një deklarate emocionale dhe sqaruese, ku thekson se ajo është kujdestarja e vetme ligjore e djalit të tyre, Roelit.
Ajo shprehet se qëllimi i kësaj deklarate është transparenca dhe mbrojtja e interesit të fëmijës së saj, duke nënvizuar se, edhe pse Roeli do të rritet pa praninë e babait, ajo si nënë ka prioritet absolut kujdesin për të në çdo aspekt të jetës, përcjell Indeksonline.
“Unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për të në çdo aspekt të mundshëm, deri sa të kem forcë dhe jetë,” shkruan Kasapi.
Ajo falënderon të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje, duke theksuar se dëshiron që çdo ndihmë të jetë transparente dhe e adresuar siç duhet. Njëkohësisht, ajo bën të ditur se nuk do të lejojë që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi fëmija ka llogarinë e tij personale bankare.
Në fund të reagimit, Selvije Kasapi shpreh mirënjohjen e saj për solidaritetin dhe përkrahjen e treguar, duke falënderuar publikisht të gjithë ata që kanë qenë pranë saj dhe djalit të saj në këtë periudhë të vështirë.



Leave a Reply