Pas surprizave dhe urimeve, Kiara ndan mesazhin e ndjerë

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një mesazh falënderimi, pas urimeve, mesazheve dhe surprizave të shumta që ka marrë.

Përmes një postimi të ndjerë, Kiara shprehet mirënjohëse për dashurinë dhe vëmendjen që i është treguar, duke theksuar se ndihet e bekuar që ka pranë vetes njerëz kaq të dashur, shkruan Indeksonline.

“Faleminderit nga zemra për çdo urim, mesazh, telefonatë dhe surprizë që ma zbukuruan ditën. Ndihem vërtet e bekuar… Më keni bërë të ndihem shumë speciale,” shkruan ajo në postimin e saj.

Postimi është pritur me reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët vazhdojnë ta përgëzojnë dhe t’i dërgojnë mesazhe dashurie moderatores së njohur./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*