Vetëm pak javë pasi Nita, motra e Nora dhe Era Istrefit i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me Lorikun në një ceremoni private, ka ndarë një tjetër lajm të ëmbël me ndjekësit e saj.
Motra e këngëtareve të njohura, Nora dhe Era Istrefi, pritet të bëhet nënë për herë të parë shumë shpejt.
Lajmi i bukur është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku Nora dhe Era kanë ndarë pamje emocionuese nga festa e organizuar për zbulimin e gjinisë së foshnjës.
Atmosfera festive dhe emocionet e familjarëve kanë qenë në qendër të vëmendjes, duke treguar lumturinë e madhe që ka përfshirë familjen Istrefi në këtë fillim viti.
Nga pamjet e publikuara, është zbuluar se Nita do të bëhet nënë e një vajze. Momenti kulminant i festës ishte kur Nita, së bashku me mbesën e saj Renee (vajzën e Norës), kanë hapur kutinë e madhe nga e cila kanë dalë tullumbace në ngjyrë rozë, duke konfirmuar kështu gjininë e foshnjës që po vjen në jetë.
Renee është parë tejet e gëzuar pranë tezes së saj, ndërsa Nora dhe Era nuk i kanë kursyer postimet me dedikime të ndjera për motrën e tyre. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply