Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka shqetësuar ndjekësit e saj së fundmi duke publikuar një imazh nga ambientet e spitalit. Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale, ajo shihet e shtrirë në krevatin e spitalit, e veshur me pizhama rozë dhe duke mbajtur një tufë të madhe me trëndafila, shoqëruar me një emoji lutjeje.
Megjithëse vetë artistja nuk ka dhënë detaje specifike rreth gjendjes së saj shëndetësore apo arsyes së shtrimit, burime për Prive By Liberta Spahiu kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas të njëjtave burime, ndërhyrja ka përfunduar me sukses.
Gjendja e saj duket e stabilizuar, teksa ajo ka zgjedhur të ndajë këtë moment me publikun, duke lënë të kuptohet se po merr veten dhe është rrethuar nga dashuria e njerëzve të afërt.

Të shkuara Teuta! /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply