Pas qarkullimit të pamjeve nga dasma e tij me Eronitën, Blero u përball me një valë reagimesh të shumta në rrjet.
Megjithëse mori shumë urime, nuk munguan as ironitë apo skeptikët, të cilët vunë në dukje se kjo është martesa e tretë e këngëtarit, pas historive me Teuta Krasniqin dhe Afrona Dikën.
Komentet si “Uroj të jetë torta e fundit”, “Si nuk përton të martohesh” apo “Nuk paska punë tjetër veç martesave e ndarjeve”, u kthyen në kryefjalën e rrjeteve sociale për disa ditë.
Në vend që të hynte në debate të drejtpërdrejta, Blero zgjodhi një mënyrë më fine dhe domethënëse për t’u përgjigjur.
Ai publikoi një foto nga momenti i kërcimit në dasmë, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!” – një mesazh i qartë se zhurma virtuale nuk e shqetëson aspak.
Ky reagim u pa si një përgjigje me sportivitet ndaj kritikave, duke treguar se ai është i përqendruar te lumturia e tij aktuale.
Ndërkohë, shumë ndjekës i dolën në mbrojtje artistit, duke argumentuar se kërkimi i dashurisë nuk njeh limite dhe se çdokush ka të drejtë të jetë i lumtur, pavarësisht numrit të martesave.



Leave a Reply