Parashikimi i fortë i Dritan Shakohoxhës: Ja kush do ta fitojë këtë edicion të Big Brother VIP

I ftuar në një emision televiziv, ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP.

Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet nga Edea se cili prej banorëve në këtë pikë mendon se mund të ishte pretendent për ta fituar me kaq sa kemi parë deri më tani, Shakohoxha ishte i prerë me përgjigjen e tij të cilën edhe e argumetoi duke thënë që: Stenaldo që më ka imituar është ai që unë mendoj që do ta fitojë. Me mendtë e mia, por besoj shumë që ky është më interesanti për ta fituar.

Do t’ju them edhe një gjë që Stenaldo e bën kaq mirë Shakon sa unë kurrë nuk do ta kisha bërë kaq mirë Shakon. Ju betohem për këtë gjë që nuk do ta kisha bërë kurrë kaq mirë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*