Martesa e Bleros, Teuta: Ja çka i thashë atij dhe Eronitës

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka dërguar një mesazh për emisionin “Zanat”, ku ka shkruar për raportin e saj me ish-bashkëshortin, këngëtarin Blero Muharremi.

Përmes një mesazhi plot pjekuri, Teuta u ndal te periudha e ndarjes së tyre, e cila ndodhi gati 12 vite më parë, duke e cilësuar atë si një proces tejet njerëzor dhe me mirëkuptim të plotë.

Bashkëpunimi për hir të vajzës

Sipas aktores, mënyra se si ata zgjodhën t’i jepnin fund martesës ka vendosur një standard të ri në shoqërinë tonë. Ajo theksoi se një çift që ndahet, sidomos kur ka një fëmijë në mes, nuk duhet kurrsesi të armiqësohet. Teuta u shpreh se pavarësisht se kujdestarinë e vajzës e ka ajo, të dy kanë zgjedhur të jenë bashkëpunues në rritjen e saj, duke dëshmuar se interesi i fëmijës vjen gjithmonë i pari.

Ndarja nuk është dështim

Teuta ndau edhe një filozofi personale mbi jetën bashkëshortore, duke deklaruar se ndarja nuk duhet parë si dështim. Përkundrazi, ajo e konsideron atë si një rritje emocionale dhe shpirtërore. “Askush nuk martohet me qëllim që të ndahet, por rrethanat dhe njerëzit ndryshojnë. Dështim nuk është ndarja, por qëndrimi në një martesë jofunksionale,” u shpreh ajo, duke vënë theksin te vetëdijesimi njerëzor.

Urimi publik për Bleron dhe Eronitën

Në mbyllje të mesazhit të saj, Teuta nuk la pa përmendur edhe jetën e re private të Bleros. Ajo i uroi çiftit të sapomartuar, Bleros dhe Eronitës, trashëgimi, shëndet dhe harmoni në rrugëtimin e tyre të përbashkët. Aktorja zbuloi gjithashtu se këtë urim të përzemërt ua ka përcjellë të dyve edhe privatisht, duke konfirmuar edhe një herë marrëdhënien e civilizuar që gëzojnë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*