Ina ‘e godet’ Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in

Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e enjte).

Ato kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, e madje kaluan edhe në ofendime.

“Çfarë nuk bën për një copë famë”, iu drejtua banorja nga Kosova.

“Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in”, ia ktheu në anën tjetër Ina.

“Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua”, u përgjigj mes tjerash Selmani.

Konkurrentet kanë përmendur gjëra nga jashtë që i kanë sjell brenda shtëpisë.

Veç tyre, këto ditë ka pasur debate edhe mes të tjerëve, ndonëse secili synon të jetë në vëmendje. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*