Ana tregon banoren e preferuar të BBVK

Mbështetja për banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ka filluar të vijë edhe nga protagonistët e edicioneve të kaluara.

Së fundmi, ka qenë ish-banorja e njohur e BBVK 3, Ana Ejupi, ajo që ka zbuluar hapur se kush është e preferuara e saj për këtë sezon.

Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram (“Ask me a question”), Ana është pyetur se kush i pëlqen nga banorët aktualë. Përgjigjja e saj nuk la vend për dyshime. Ajo ka publikuar një foto të Alba Pollozhanit në ekran, duke i vendosur përsipër një zemër të madhe të kuqe.

Përveç simbolit të dashurisë, Ana e ka shoqëruar foton me mbishkrimin e ëmbël “My sheila” (Sheila ime), duke treguar kështu një simpati të veçantë për Albën.

Ky postim konfirmon se Alba tashmë ka fituar zemrën e një prej ish-banorëve të vitit të kaluar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*