Selvije Jao, ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale, fjalët e të cilit shprehin dhimbjen e thellë dhe mungesën e madhe që ndjen për Shpatin.
Në postim thuhet se si jeta ka marrë një rrjedhë që ajo nuk e kishte parashikuar kurrë. ‘Zgjohem në mes të natës duke pëshpëritur emrin e tij në errësirë, me shpresën e kotë se kjo mund të të sjellë më pranë’.
Çdo herë që mbyll sytë, “kërcej me kujtimet” që kemi krijuar së bashku, por zgjimi e përball me realitetin e hidhur të një lamtumire që nuk deshi kurrë ta thoshte.
Në rreshtat pasues, fjalët përshkruajnë një luftë të brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes. Edhe pse malli peshon “si një hije” edhe po të kthehej pas në kohë, do ta zgjidhte sërish atë, në çdo version dhe në çdo moment.
Për të, kujtimet e tyre mbeten e vetmja “shtëpi” ku ndihet e sigurt, duke pranuar se diku thellë brenda vetes ende shpreson për një jetë ku nuk i duhet vetëm ta kujtojë, por të jetojë krah tij./Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply