Big Brother VIP Kosova nuk po prodhon vetëm debate dhe romanca, por së fundmi, vëmendja e publikut është zhvendosur në një terren krejtësisht tjetër: atë të misticizmit dhe “sehireve”.
Prej 24 orësh, rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, janë mbushur me teori konspirative që kanë në qendër banoren Bia Khalifa. Ndjekësit e formatit kanë “qepur” disa momente të dyshimta, duke i interpretuar ato si rituale të magjisë së zezë, me qëllim eliminimin ose dëmtimin e konkurrentëve.
Kukulla “Labubu” dhe gjilpëra – “Voodoo” ndaj Albes?
Momenti që ka shkaktuar më shumë zhurmë lidhet me trendin e momentit, kukullën “Labubu”. Në një video virale, Bia shfaqet duke mbajtur kukullën në dorë dhe duke e shpuar atë me një gjilpërë.
Ajo që ka tmerruar komentuesit është fakti se, sipas tyre, teksa kryente këtë veprim, Bia përmend emrin e Albas. Për më tepër, veprimet e saj kanë vijuar tek krevati ku vajzat flinin së bashku. Bia shihet duke futur diçka në dyshek që supozohet të jetë kukulla ose gjilpëra, më pas mbush gojën me ujë dhe bën një veprim të çuditshëm duke hedhur një varëse anash krevatit. Për shumë komentues, kjo skenë ngjason me ritualet e vjetra “Voodoo”.
Rikthehet videoja me këpucët e Tonit
Këto veprime kanë bërë që fansat të “gërmojnë” në arkivë, duke rikthyer në vëmendje një moment tjetër të pazakontë para eliminimit të Tonit.
Në video, Bia shfaqet duke mbushur këpucët e Tonit me ujë. Në supersticionet popullore, uji lidhet shpesh me largimin e dikujt (“i qofshim falë, si uji”), dhe fakti që Toni u eliminua menjëherë pas këtij veprimi, ka bindur shumë ndjekës se “ritualet” e Bias funksionojnë.
Alba: “Mos ka nisur sehiret?”
Duket se kjo atmosferë e rëndë është ndjerë edhe brenda shtëpisë. Vetë Alba, e cila duket se është “shënjestra” e këtyre veprimeve të fundit, ka shprehur hapur dyshimet e saj.
Në një bisedë me banorët e tjerë, referuar qëndrimit të gjatë të Bias në tualet, Alba dëgjohet të thotë: “Sa herë që vij në banjo, vetëm kjo është në tualet… mos ka nis sehiret?”.
A janë këto thjesht lojëra psikologjike të Bias për të trembur konkurrentët, apo kemi të bëjmë me supersticione që po aplikohen brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë?
Mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: Rrjeti është i bindur se aty po ndodh diçka e mbinatyrshme.


Leave a Reply