Duket se afrimiteti mes Limit dhe Dolces nuk ka mbetur vetëm në kuadrin e bisedave apo ngacmimeve të natës. Dyshja ka vendosur të bëjë një hap më tej, duke ndarë kabinën e dushit së bashku, një veprim që rrallëherë kalon pa u vënë re në shtëpinë më të famshme në vend.
Por, nuk ishte thjesht një dush i zakonshëm. Limi është parë tejet i përkushtuar ndaj banores, duke e ndihmuar atë të lahet. Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ai shfaqet pa komplekse duke ia fërkuar të pasmet Dolces, momente këto që konfirmojnë një kimi të fortë fizike mes të dyve.
Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur dhe mjaft të sikletshme.
Teksa dyshja po shijonte këto momente intime, në tualet është shfaqur Alba. Kjo e fundit i ka zënë ata “mat” dhe reagimi i saj nuk ishte aspak entuziast. Portreti i saj dhe gjuha e trupit treguan qartë se asaj nuk i erdhi aspak mirë nga ajo që pa.
A është ky fillimi i një romance të re të zjarrtë, apo thjesht një strategji për të nxitur xhelozi tek banorët e tjerë? Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet marrëdhënia mes Limit dhe Dolces, dhe mbi të gjitha, si do të reagojë Alba në vazhdim.


Leave a Reply