‘Dil nga shtrati’, tensione të forta mes Albës e Bias (VIDEO)

Hyrja e banorit të ri, Lim Hoti, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se ka trazuar ujërat më shumë se ç’pritej, duke sjellë përplasjen e parë të fortë mes vajzave. Nata e mbrëmshme nuk përfundoi aspak mirë për Albën dhe Bian, protagoniste të një debati që nisi për një krevat, por që fsheh pas, siç duket, nuanca xhelozie.

Gjithçka nisi kur Alba, dukshëm e tensionuar, i kërkoi Bias të largohej nga shtrati i saj. Refuzimi i Bias ishte i menjëhershëm dhe nervoz, duke ndezur një debat të ashpër verbal. Por, ajo që nisi si një zënkë territoriale, agravoi shpejt në një shpërthim emocional nga ana e Albës.

Mes lotësh, Alba iu drejtua Limit duke pretenduar se veprimet e Bias nuk janë të rastësishme. “Ti s’e kupton çfarë po bën ajo, e ka me tendencë,” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se Bia po e provokon qëllimisht.

Ky reagim i fortë i Albës vjen pikërisht pas hyrjes së Limit në shtëpi.

Për të qetësuar situatën që po dilte jashtë kontrollit, u desh ndërhyrja e vetë “shkaktarit” të situatës. Limi u afrua te vajzat dhe preu diskutimin me një vendim të prerë: “Asnjëra s’do flini këtu!”. /Prive By Liberta Spahiu

VIDEO

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*